Një nënë në Tiranë është tmerruar dhe alarmuar nga loja që i ka bërë i biri.
Gjithçka ka ndodhur dje, kur djali me inicialet J. N., 13 vjeç është larguar nga shtëpia. Nëna e tij M. N., 46 vjeçe banuese në Tiranë është paraqitur në polici për të denoncuar zhdukjen e të birit. E shqetësuar ajo ka thënë se i është larguar nga banesa djali i mitur J. N., i cili kishte lënë një letër. Në letër djali shkruante se kishte luajtur një lojë në internet, lojën “Balena blu” dhe se do kryente nivelin e fundit të saj, e cila ka të bëjë me vetëvrasjen.
E tmerruar dhe e alarmuar gruaja kërkoi ndihmën e policisë.
Adoleshenti u gjet me disa shokë të tij. Ai tha në polici se nuk e luante këtë lojë, por se kishte dashur të frikësonte nënën.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/