Kanabisi ka marrë detin dhe dhenë. Në brigjet shqiptare pavarësisht operacioneve të policisë për asgjësimin total të lëndës narkotike, pushuesit kanë filluar “të peshkojnë” kanabis.
Këtë “fat” e kanë pasur turistët në plazhin Poro në Vlorë, janë duke përjetuar “parajsën që i solli deti”.
Tre djem kanë qenë duke bërë xhiro në breg të detit mesditën e sotme kur panë kanabisin t’u lundronte midis gishtave të këmbëve. Në rërë duken edhe pjesë të qeseve të cilat kanë mbështjellë lëndën narkotike.
Një opsion i mundshëm mund të jetë dalja në breg e sasisë së gjetur pasi është synuar të kalohej jashtë vendit dhe është hedhur në det nga trafikantët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/