Ministrat teknikë, ja deri kur do të qëndrojnë në detyrë

Ministrat teknikë, ja deri kur do të qëndrojnë në detyrë

100
0
Shares

Pak para zgjehdjeve Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë ministrat teknikë, të vendosur nga Partia Demokratike, do të shkarkohen më datë 26 qershor, menjëherë pas zgjedhjeve.
Vetë ministrat kanë deklaruar se do të qëndrojnë në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re.
“Ne jemi në detyrë. Vazhdojmë punën. Jemi dekretuar nga presidenti dhe kaq”,- u shpreh ministrja e arsimit, Mirela Karabina.
Të njëjtën gjë shprehu dhe ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Xhulieta Kërtusha.
“Ne do të zbatojmë Kushtetutën, nenin 106”, – tha ajo.
Në nenin 106 të Kushtetutës përcaktohet: “Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”.
Nga ana tjetër është mësuar se në fakt ministrat e rinj teknik do të qëndrojnë në detyrë deri në daljen e raportit të fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Qershorit,- raporton Panorama.
Burime nga PD bënë të ditur se ministrat teknikë të PD-së do të qëndrojnë në detyrë deri në certifikimin e daljes së raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet.
Kontributi i tyre ka të bëjë me ofrimin e të dhënave për plotësimin e raportit final të OSBE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY