DETAJE/ Vrasja e mjekut në Shkodër, ku janë dy familjet? Ja pistat...

DETAJE/ Vrasja e mjekut në Shkodër, ku janë dy familjet? Ja pistat e reja

168
0
Shares

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e Dritan Ymerit, vrasësit të mjekut Ilir Aliaj në Shkodër.
Sipas burimeve zyrtare egziston mundësia që 26- vjeçari mund të jetë larguar drejt Malit të Zi përmes pikës kufitare të Muriqanit, në mënyrë ilegale.
Në orët e paradites ndërtesa ku jetonte viktima dhe autori Dritan Ymeri ka qenë e boshatisur. Asnjëra prej familjeve nuk ndodhej aty. Të gjithë janë larguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur, duke e braktisur atë vend.
Arsyeja sipas burimeve është që palët të mos kenë një përplasje të dytë, duke qenë se situata është e tensionuar dhe familjarët e viktimës, kryesisht djali, nëna dhe bashkëshortja, ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike.
Ilir Aliaj ka lënë dy djem, njërin 15 vjeç dhe tjetrin rreth 4-5 vjeç. Sipas të dhënave, djali 15-vjeçar, i cili ka qenë dëshmitar i vrasjes së babait të tij, po e përjeton në formë mjaft traumatike ngjarjen e rëndë.
Por mjaft rëndë e kanë përjetuar edhe nëna e bashkëshortja e tij, të cilat nuk arritën dot të bënin asgjë apo të ndërhynin për të evituar tragjedinë e ndodhur në familjen e tyre. Askush nuk ka qenë në dijeni se i riu i kthyer nga Franca lëvizte me armë në brez.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY