EMRI/ Kumanovë, shqiptari rrihet brutalisht nga gardianët e burgut

EMRI/ Kumanovë, shqiptari rrihet brutalisht nga gardianët e burgut

232
0
Shares

Një i burgosur është rrahur në mënyrë brutale nga gardianët ë burgut.
Ngjarja ka ndodhur në burgun Kshanje të Kumanovës.
Bëhet fjalë për të burgosurin E.Zenuni.
Rasti është bërë i ditur për INA nga familjarë të të burgosurit, por edhe nga Spitali i Kumanovës, ku i rrahuri ka qëndruar për mjekim deri në orët e mëngjesit, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
“Rrahja ka qenë brutale, pasi që është rrahur në mënyrë të organizuar nga gardianët. Pavarësisht, ky brutalitet është i paparë dhe nuk duhet toleruar. Ka masa tjera sanksionuese që mund të ndërmerren dhe jo të ushtrohet dhunë. Është koha e fundit që të ndërmerren masa nga ministri i ri i drejtësisë dhe institucionet e tjera”, theksuan familjarët e të burgosurit, të cilët janë njoftuar nga burime pranë burgut se i afërmi i tyre i ka shpëtuar jetës, pasi që pak sekonda e kishin ndarë nga vdekja.
Familjarët apelojnë që ministri i drejtësisë Bilent Saliji të zbardh rastin, të kërkojë përgjegjësi nga burgu i Kumanovës, ku nuk ka asnjë gardianë shqiptarë, përveç se një zv/drejtori të burgut. Po ashtu kërkohet përgjegjësi edhe nga Avokati i Popullit dhe institucionet e tjera për të drejtat e njeriut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY