EMRI/ Pukë, drogë masive, “Bibaj” vë në pranga një person

EMRI/ Pukë, drogë masive, “Bibaj” vë në pranga një person

193
0
Shares

Operacioni i koduar “Bibaj”, ka bërë të mundur sekuestrimin e 192.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Sipas burimeve nga policia një person është vënë në pranga si përgjegjësi i lëndës narkotike.
Në një banesë të pa banuar, e marrë në ruajtje nga Nikollë Kola, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 192.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Gjithashtu në ambientet e jashtme të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar dy thasë me 46 kallepë lëndë plasëse me peshë 48 kg.
U arrestua Nikollë Kola, 46 vjeç, banues në fshatin Dom Njësia Administrative Gjegjan, Pukë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Dosja i ka kalaur Prokurorisë së Pukës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY