Gara për kreun e PD, mbyllen regjistrimet, Basha dorëzon kërkesën

Gara për kreun e PD, mbyllen regjistrimet, Basha dorëzon kërkesën

131
0
Shares

Partia Demokratike ka mbyllur sot regjistrimet e kandidatëve për kryetari.
Deri tani zyrtarisht kërkesën e ka dorëzuar Lulzim Basha, Eduard Selami dhe dy kandidatë të tjerë, një anëtar i PD në Fier dhe një kandidat për deputet në listat e Tiranës.
Astrit Patozi deklaroi dje se ishte i gatshëm për të dalë përballë Bashës, por me kushtin që të garantohet një garë e ndershme, që Lulzim Basha të dorëhiqet dhe të lërë zyrën dhe privilegjet e tjera që gëzon nga të mbajturit e postit të kryetarit.
Nga Basha nuk ka pasur asnjë reagim ndaj kësaj kërkese apo lëvizjes që kërkon dorëheqjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY