Tiranë, grisi regjistrin për të ndryshuar notat, nën hetim mësuesja

Tiranë, grisi regjistrin për të ndryshuar notat, nën hetim mësuesja

160
0
Shares

Një mësuese ka grisur fletët e regjistrit të nxënësve. Ngjarja ka ndodhur në një prej gjimnazeve të kryeqytetit. Gjithçka është bërë me qëllim, ndryshimin e notave të nxënësve.
Burime nga Policia e Tiranës thanë se ka nisur procedim penal ndaj mësueses me inicialet Sh. S., e cila jepte mësim në një gjimnaz, pasi një ditë më parë ka grisur fletët nga regjistri i notave të nxënësve.
Kallëzimi është bërë për këtë rast nga drejtoresha e shkollës, ndërsa po hetohen motivet e këtij veprimi që konsiderohet shkelje ligjore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se grisja e fletës me nota të gjimnazistëve është bërë për veprime korrupsioni dhe ndryshimit të notave të vendosura më para, por hetimet janë ende të hapura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY