Temperaturat rriten, ja sa vatra të reja zjarri janë shkaktuar

Temperaturat rriten, ja sa vatra të reja zjarri janë shkaktuar

144
0
Shares

Temperaturat janë ende shumë të larta dhe rreziku i zjarrit rritet.
Përgjatë 24 orëve te fundit ka pasur 2 vatra zjarri në pyje në Dibër dhe Vlorë me dëme të konsiderueshme. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë megjithë vështirësitë e terrenit.

Qarku Dibër.

Në fshatin Zogjë, Njësia Administrative Shupenzë, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore gjatë natës deri në mëngjes për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me pyll ahu.

Qarku Vlorë.

Në fshatin Zvërrnec, Njësia Administrative Qendër, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe pisha si dhe një gabinë elektrike që ndodhej afër zjarrit pësoi dëme materiale.

Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY