DENONCIMI/ Kandidatit dhe familjarëve të tij i vjedhin votat

DENONCIMI/ Kandidatit dhe familjarëve të tij i vjedhin votat

95
0
Shares

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka sjellë një rast që sipas tij vërteton se si u manipuluan votat e LIBRA-s.
“Për të gjithë ata që pretendojnë se këto zgjedhje kanë qenë të drejta dhe për të gjithë ata që ngushëllohen me besimin se ka ende shqiptarë të lirë po tregoj një histori. Në Memaliaj, qarku Gjirokastër, LIBRA kandidoi një djalë që quhet Mystehak Muho. Ai votoi bashkë me familjarët e vet gjithsej 6 veta te Pallati i Kulturës qendra 43 69/1. E dini sa vota gjeti pas numërimit? Asnjë. Këto janë zgjedhjet e 25 qershorit 2017 në të cilat LIBRA mori sipas KQZ 19666 vota. Natyrisht pa 6 votat e Mystehak Muhos”, shkruan Blushi në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY