DEKLARATA/ Patozi: Jam gati të kandidoj, ja çfarë kushtesh duhet të plotësojë...

DEKLARATA/ Patozi: Jam gati të kandidoj, ja çfarë kushtesh duhet të plotësojë Basha

90
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi nëpërmjet një deklarate për mediat ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e PD-së.
Patozi theksoi se pas mbështetjes së marrë nga anëtarët e PD-së, ka vendosur të kandidojë në këto zgjedhje.
Megjithatë ai ka vendosur dhe disa kushte për pjesëmarrjen e tij në garë, ku një ndër to është dorëheqja e Bashës nga posti i kryetarit.

DEKLARATA

Jam këtu sot që të marr të gjitha përgjegjësitë e mia. I mbështetur nga një numër shumë i madh anëtarësh, deklaroj se jam i gatshëm të kandidoj si kryetar i PD-së në rast se ka garanci për zgjedhje të ndershme.

Kërkoj rregulla të pastra loje.
1. Dorëheqje të menjëhershme he jo ngrirje të Lulzim Bashës. Vendoja e tij si çdo kandidat tjetër që do të futet në garë. Largimi i tij sëbashku me stafin nga selia. Largimi i të gjithë kandidatëve nga selia.
2. Garantimi i statutit të garës.
3. Sekretari i përgjithshëm të marrë në dorë databasen e anëtarësisë.
4. Listat e zgjedhësve të mos tu jepen kandidatëve jo më vonë se 3 ditë para zgjedhjeve.
5. Kohë të mjaftueshme për fushatë
6. Komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektorale duhet të kryesohet nga një prej sekretarëve funksionalë dhe duhet të ketë anëtarë në numër të barabartë nga çdo kandidat në garë. Ky komision duhet të hartojë dh publikojë rregulloren e fushatës elektorale.
7. Të ngrihet nj komisionin për auditimin e garës. Ky komision duhet të ketë në përbërje një numër të njëjta anëtarësh nga kandidatët në garë.
Këto kërkesa janë garancitë minimal që të shkohet në një proces të drejtë. Pas këtij parashtrimi ftoj Bashën të dalë nga ambiciet personale. Jam gati të punoj me të për një garë reale. Por në rast se kërkesat tona nuk do të plotësohen ai do të marrë të gjitha mundësitë të hedhjes në erë të daljes së PD-së nga gjendja aktuale. Pas kësaj çdo anëtari i lind e drejta të refuzojë këtë farsë elektorale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY