Temperaturat e larta, ja masat që merr OSHEE për furnizimin me energji...

Temperaturat e larta, ja masat që merr OSHEE për furnizimin me energji elektrike

120
0
Shares

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, bën të ditur se po ndjek me vëmendje situatën e furnizimit me energji elektrike, në kushtet kur vendi është përfshirë në temperatura të larta, mbi 40° celsius, duke sjellë një rritje të konsumit të energjisë elektrike mbi ato normale të sezonit.
Përmes një deklarate për shtyp, OSHEE thekson se për çdo rast janë marrë masa përmes lidhjes unazore për institucionet e rëndësisë së veçantë duke i furnizuar pa ndërprerje, ndërsa abonentëve iu është rikthyer energjia brenda kohës së mundshme, falë furnizimit nga linja të dyta paralele. Sipas meteorologëve, temperaturat do të qëndrojnë në nivele të larta për dy ditët në vijim, ndaj OSHEE i bën thirrje konsumatorëve të tregojnë kujdes në menaxhimin sa më efikas të energjisë.
OSHEE apelon qytetarët për mos përdorimin pa kriter të pajisjeve elektroshtëpiake, duke e shtrirë aktivitetin e tyre në kohë dhe jo në mënyrë të njëkohshme, si dhe përdorimin e pajisjeve ftohëse në regjime temperaturash sa më optimale në raport me ato të mjedisit të jashtëm, duke siguruar kështu një eficencë energjetike ndërmjet banesës dhe mjedisit të jashtëm. Ky kujdes rekomandohet të jetë sidomos në orët e pikut të ngarkesave të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në këto fasha orare 10.30-14.00 dhe 19.30-21.00 të ditës. Megjithatë, pavarësisht problemeve të përmendura më lartë, si dhe reduktimit të prodhimit vendas, prej mungesës së reshjeve në HEC-e, OSHEE siguron se ka marrë të gjitha masat për të garantuar me energji elektrike nevojat e popullatës.
Kompania, citohet deklarata, ka vendosur në gatishmëri të plotë të gjithë stafin ku ka hartuar një plan të plotë masash për gatishmërinë e furnizimit me energji elektrike. Po ashtu, ka krijuar brigadat e likujdimit të avarive me rreth 1500 punonjës në të gjithë vendin, që po merren me mirëmenaxhimin e furnizimit me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve, duke filluar nga ato jetiket spitale, ujësjellës, institucione qendrore, zonave turistike bregdetare dhe malore, si dhe të gjithë sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Sakaq, për të qëndruar sa më pranë me informacionin dhe marrjen e të dhënave për defekte të mundshme, OSHEE vijon të ketë në dispozicion numrin call center, 04 22 74 141, i cili funksionon nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 23.00 të mbrëmjes. Për shkak të fluksit të telefonatave, OSHEE ka vendosur në dispozicion edhe numra të tjerë call center 24 orë, sipas rajoneve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY