“Ose e imja, ose unë të vras”, si e përndiqte ish të...

“Ose e imja, ose unë të vras”, si e përndiqte ish të dashurën 31 vjeçari

105
0
Shares

Një grua 41 vjeç ka bërë një denoncim në polici, kundrejt ish të dashurit të saj, pasi ai ushtronte dhunë vazhdimisht ndaj saj, madje dhe kërcenime serioze për jetën.
Burime nga Policia thanë se shtetasja me iniciale A.A. është paraqitur në Komisariatin nr.4 pasditen e së mërkurës, duke denoncuar ish-të dashurin për përndjekje.
Gruaja e divorcuar, 41-vjeçare, pretendon në polici se ka pasur një lidhje me shtetasin me iniciale M.P., 31 vjeç, lidhje së cilës i kishte dhënë fund për shkak të dhunës që ai ushtronte vazhdimisht ndaj saj. Por këtë vendim ai nuk e kishte pranuar duke e përndjekur gjatë 3 muajve që ata ishin ndarë.
Kallëzuesja ka pretenduar se ata kishin jetuar bashkë në shtëpinë e saj për një kohë të gjatë, por pas ndarjes ajo nuk e kishte lejuar që të shkonte më në shtëpinë e saj, duke ndërruar edhe bravën e derës. Por thuajse çdo natë ai ka shkuar te dera e apartamentit duke i krijuar shqetësime të vazhdueshme dhe gjendje ankthi.
Madje në një rast, kur 41-vjeçarja është ndeshur në rrugë me të, ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj, në sy të dhjetëra personave. Ndërsa e ka kërcënuar se në rast se ajo do të lidhej me njeri tjetër, do ta vriste bashkë me të.
Burime nga Policia thanë se 31-vjeçari ka qenë i proceduar edhe më parë për kanosje. Ndërsa aktualisht është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY