DETAJE/ Atentati ndaj biznesmenit të tullave, zbardhe SMS-ja kërcënuese: Ma kthe borxhin...

DETAJE/ Atentati ndaj biznesmenit të tullave, zbardhe SMS-ja kërcënuese: Ma kthe borxhin ose …

94
0
Shares

Atentati ndaj biznesmenit Tefik Hyka duket se ka lidhje me disa borxhe që ky i fundit u kishte disa persona të tjerë. Kjo pistë është përforcuar edhe pas dy mesazheve që Policia ka gjetur në telefonin e biznesmenit. Burime nga Policia e Shtetit thanë se këto dy mesazhe Tefik Hyka kërcënohej me jetë.
Në këto mesazhe i kërkohej biznesmenit që të kthente lekët e marra borxh, pasi në të kundërt do të pendohej. Të njëjtat burime saktësojnë se numrat e telefonit ishin regjistruar me emra fiktiv në telefonin e biznesmenit dhe nga kontrolli paraprak që ka bërë Policia, rezulton se këta numra telefoni nga janë dërguar mesazhet, mund të jenë blerë në treg të zi.
Pikërisht këto mesazhe mund të çojnë hetuesit tek personat që mund të kenë kryer atentat ndaj Tefik Hykës. Hetuesit thonë se nuk është bërë ende identifikimi i personave që përdorin numrat nga të cilat janë dërguar mesazhet kërcënuese.
Biznesmeni dyshohet se merrte shuma të mëdha parash borxh. Më pas këto para ai i jepte këto para me fajde tek persona të tjerë, duke u marrë interesa 2-3 herë më të larta. Por biznesmeni duket se nuk i kishte kthyer paratë tek disa persona që i kishte marrë fillimisht dhe dyshohet se mund të jenë akumuluar shuma të mëdha borxhesh.
Ndërkohë nga dëshmitë që kanë dhënë në Polici, të afërm të Tefik Hykës, thanë se ai nuk ndjehej i kërcënuar. Tefik Hyka u qëllua me një plumb në kokë tre ditë më parë pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Biznesmeni arriti t’i mbijetojë atentatit dhe është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY