Policia fillon grumbullimin e ç’ka ka mbetur nga droga pa këmbyer me...

Policia fillon grumbullimin e ç’ka ka mbetur nga droga pa këmbyer me vota

73
0
Shares

Pas zgjedhjeve, nisin fluturimet antikanabis në gjithë vendin.
Operacioni synon rikontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit si dhe të magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni nga ajri, deti e toka ka nisur që prej ditës së djeshme. Në operacion forcat RENEA, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.
Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Forcat RENEA asgjësuan në një terren me rrezikshmëri të lartë  në Dukagjin, 920 bimë kanabis sativa. Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë.

Policia e ShtetitOperacion masiv antikanabis në shkallë vendi.Operacioni për rikontrrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të Cannabisit si dhe të magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.Operacioni nga ajri, deti e toka ka nisur prej datës 30.06.2017.Në operacion forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.Forcat Renea asgjësojnë në një terren me rrezikshmëri të lartë në Dukagjin, 920 bimë Cannabis Sattiva.Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës.Bimët të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh -Dukagjin.Forcat Renea kanë rrezikuar jetën në një terren super të vështirë .Me ndihmën e helikopterit u bë e mundur tërheqja e forcave Renea, pas asgjësimit të bimëve narkotike.Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka.Çako ka përgëzuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të policisë veçanërisht të Reneas, por edhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në tërësi.Çako ka theksuar se Policia e Shtetit do ta përmbush me sukses këtë prioritet kombëtar të qeverisë për zerimin e fenomenit Cannabis këtë vit.Operacioni masiv do vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

Posted by Policia e Shtetit on 01.07.2017

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY