DETAJE/ Shkodër, as një gjurmë nga vrasësi, dyshohet të jetë në Mal...

DETAJE/ Shkodër, as një gjurmë nga vrasësi, dyshohet të jetë në Mal të Zi

79
0
Shares

Ende as një gjurmë nga autori i vrasjes së mjekut 40 vjeçar në Shkodër, Ilir Aliaj. Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër janë tërhequr nga rrethimi i banesës së 26 vjeçarit Dritan Ymeraj rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm pas 5 orësh qëndrim, pasi ka rezultuar se nuk ishte në banesë.
Ymeraj jetonte i vetëm në banesën ngjitur me atë të viktimës. 26-vjeçari ishte parë ti drejtohej banesës menjëherë sapo kishte qëlluar dy herë me pistoletë mjekun Aliaj në sy të djalit të tij 16 vjeçar. Kjo ka bërë që edhe policia të dyshojë se ai ishte mbyllur brenda. Por ka rezultuar që ai fill pas vrasjes është larguar me mjetin e tij në drejtim të paditur.
RENEA dhe FNSH janë pozicionuar në pika të ndryshme të Shkodrës, pasi dyshohet se Ymeraj mund të jetë fshehur tek ndonjë i afërm i tij. Policia nuk përjashton mundësinë që 26-vjeçari të jetë larguar në drejtim të Malit të Zi për shkak të afërsisë me Shkodrën. Por bëhet fjalë në mënyrë ilegale, pasi zyrtarisht në sistemin TIMS thonë burime policore nuk rezulton të ketë kaluar në asnjë nga pikat kufitare, as në Muriqan dhe as në Han të Hotit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY