Ish-kreu i PD analizon zgjedhjet dhe rikandidimin e Bashës: Duhet të përgatitemi...

Ish-kreu i PD analizon zgjedhjet dhe rikandidimin e Bashës: Duhet të përgatitemi për një opozitë të fortë

60
0
Shares

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, e cilëson thirrjen për largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së pa kandidim, të ngjashme me plenumet e PPSH-së në regjimin komunist.
Në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i PD-së shpjegon arsyet e humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit, duke veçuar si elementin kryesor fenomenin e shitblerjes së votës.
Ish-kreu i PD-së shprehet se ishte e drejta e Bashës të zgjidhje ngrirjen e funksioneve të tij në parti me të drejtë rikandidimi, duke qenë se për të do të votojë gjithë anëtarësia.
“Është e drejta e z. Basha të vendosë se si ai do të veprojë, do të japë dorëheqjen e plotë pa rikandiduar, do të rikandidojë, duke bllokuar funksionet kryesore për të mos pasur influenca në procesin e votimit etj. Ai ka zgjedhur këtë të fundit, që është një formë dorëheqjeje me të drejtë rikandidimi. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Mos harrojmë se për kryetarin e ri do të votojë e gjithë anëtarësia e jo delegatët e një kongresi. Unë nuk besoj se një anëtarësi e tërë do të manipulohet a impresionohet nga të tilla detaje”, u shpreh Shehu.
Po ashtu, Shehu ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me PS, gjë të cilën ai e ka mohuar kategorikisht. Ai tha se PD duhet të përgatitet për një opozitë të fortë.
“Absolutisht jo! PS i ka numrat e saj e duhet të qeverisë vetë. Ne nuk mund të bëhemi shtojca e kurrkujt. Ne duhet të përgatitemi për një opozitë të fortë, programore, të qartë, të shumëllojshme e demokratike. Dhe të shikoni se gjërat mund të ndryshojnë shumë më shpejt sesa mendohet. Mos të harrojmë se pushteti i tepërt bëhet edhe ‘varri’ i atij që e rrëmben, veçanërisht kur e merr me rrugë jodemokratike, siç ndodhi në këto zgjedhje”, tha Shehu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY