Dhjetëra nxënës të fshatrave të Malësisë së Kurbinit rrezikuan jetën sot, pasi furgoni me të cilin ata po udhëtonin u bllokua në ujë. Prurjet e shumta të ujit nga reshjet e fundit të shiut bllokuan rrugën në afërsi të fshatit Skuraj, duke sjellë dhe izolimin e banorëve.
Përballë kësaj situatë dhe neglizhencës së pushtit vendor ata kërkuan ndihmën e banorëve të zonës. Është dashur ndërhyrja e njërit prej banorëve, Fitmitar Lala, i cili prej vitesh jeton në SHBA, por që ka investuar në zonën e tij.
Me kontributin e tij personal ai angazhoi mjetet dhe punëtoret për të bërë të mundur shpëtimin e nxënëseve, si edhe hapjen e rrugës e cila ishte bllokuar plotësisht nga prurjet e ujit dhe rrëshqitjet e dherave.
Në një hark kohor mjaft të shkurtër rruga u bë e kalueshme dhe lëvizja e automjeteve vijoj pa probleme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/