DETAJE/ Shkodër, vrasja e mjekut në sy të djalit të tij 16-vjeçar

DETAJE/ Shkodër, vrasja e mjekut në sy të djalit të tij 16-vjeçar

189
0
Shares

Sipas raportimeve nga qyteti i Shkodrës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” ku një person është vrarë me armë zjarri. Sipas burimeve nga policia është vrarë me armë zjarri shtetasi Ilir Alija, rreth 40 vjeç dhe autori i vrasjes është Dritan Ymeri, 26 vjeç.
Sipas burimeve, viktima Ilir Alija është me profesion mjek dhe se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, pasi si autori edhe viktima jetojnë në një pallat dhe secili prej tyre ka nga tre hyrje dhe raportohet se ka pasur një konflikt mes tyre rreth pronësisë se banesave.
Si fillim ka pasur zënka që ka degjeneruar në sharje dhe ofendime, ku më pas Dritan Ymeri ka qëlluar me pistoletë dy plumba drejt Ilir Aliaj duke e lenë të vdekur në vend.
Gjatë momentit të sherrit ka qenë i pranishëm edhe djali i viktimës, rreth 16-17 vjeç, i cili ka parë të gjithë skenën e vrasjes së babait të tij.
Autori i vrasjes ndodhet në banesë afër vendit të ngjarjes. Raportohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po negocion me autorin që të dorëzohet nga ku ky i fundit është i rrethuar në banesë nga forcat të shumta policie si edhe nga focat e FNSH-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY