Ministria e Arsimit shpalli datat e provimeve, duke shmangur ditën e votimeve që do të zhvillohen në ambiente e shkollave.
Zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj ka deklaruar se, “zgjedhjet nuk do të cenojnë standardet e provimeve të maturës”.
Gjithashtu Ministri e Arsimit ka njoftuar se provimet e maturanteve nisin në
5 qershor Gjuha e Huaj, ndërsa në
10 qershor Gjuha Shqipe
15 qershor testi i Matematikës dhe në
25 qershor provimet me zgjedhje.
Gjithashtu bëhet e ditur se brenda muajit mars maturantët do të plotësojnë formularin e lëndëve me zgjedhje, të cilat i profilizojnë për Universitetet që do të ndjekin.
Ministria e Arsimit dhe shkollat e larta po bëjnë unifikimin e lëndëve, për të mos u përsëritur problemet me emërtimet dhe përllogaritjen e koeficienteve gjatë fazës së pranimeve në Universitete.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/