SKANDALI/ Drejtori Burgut, raport mjeko-ligjor nga arratia për t’i shpëtuar burgut

SKANDALI/ Drejtori Burgut, raport mjeko-ligjor nga arratia për t’i shpëtuar burgut

154
0
Shares

Ish-Drejtori i Burgut të Drenovës, Laert Çeliku, u shpall në kërkim policor në vitin 2015 pas investigimit të Fiksit për ryshfet. Ish-drejtori i Burgut të Drenovës, Laert Çeliku, i ka shpëtuar burgut. Ai u dënua me 3 vite burg për marrje ryshfeti, por gjatë kohës së arratisë, siguroi privatisht një ekspertizë psikiatriko-ligjore, çka e “detyroi” gjykatën ta dënonte me kusht.



“Fiks Fare” investigoi realizimin e kësaj ekspertize, ku doli në përfundimin se Gjykata e Rrethit dhe Apelit në Korçë, nuk duhej ta merrte në konsideratë dhe duhet të urdhëronte kryerjen e një raporti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Megjithatë, diçka e tillë nuk u realizua dhe për rrjedhojë, ish-drejtori Çeliku “u dënua” me kusht!

In
vestigimi i parë i Fiks Fare

Në vjeshtën e vitit 2015, Fiks Fare ra në gjurmët e një skandali në Burgun e Drenovës në Korçë. Nëpërmjet denoncimeve dhe kamerave të fshehta u dokumentua me zë dhe figurë korrupsioni në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, ku në krye të “grupit” qëndronte pikërisht drejtori Leart Çeliku. Ai merrte lekë për takime speciale dhe punësim të të burgosurve.
Pas transmetimit të investigimit, Çeliku u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit, por nuk u arrestua, pasi u arratis. Në vitin 2015, Gjykata e Korçës e shpalli fajtor për shpërdorim detyre dhe e dënoi në mungesë me 3 vjet heqje lirie.
Në vitin 2016, vendimi u apelua nga avokati i tij, Nevzat Tarelli. Ai kërkoi që masa e klientit të tij të ndryshonte nga burg në detyrim paraqitje pranë shërbimit të provës. Gjatë procesit gjyqësor, avokati depozitoi në gjykim një akt te ekspertizës psikiatriko-ligjore të përpiluar nga mjeku Gëzim Myftari, ekspert privat.
 
Ky akt u cilësua nga Gjykata e Apelit në funksion të evidentimit të gjendjes shëndetësore të të pandehurit, jo në cilësinë e një akti ekspertimi i cili merret si provë. Pas përfundimit të procesit, të pandehurit ju ndryshua masa, nga dënim me burg në detyrim paraqitje, pranë shërbimit të provës. Për këtë vendim është bërë rekurs në gjykatë të lartë nga prokuroria.

Ekspertim psikiatrik-ligjor në arrati!
Po si është realizuar ky akt i ekspertizës psikiatriko-ligjore, kur i pandehuri ishte në arrati? Ligji nuk e lejon marrjen si provë nga gjykata të një akti ekspertize të përpiluar nga një ekspert mjeko-ligjor privat. Po si përfundoi në dosje, kur ky akt nga vetë gjykata nuk është marrë si provë por është konsideruar për të marrë parasysh gjendjen e të pandehurit?
Fiks Fare nisi një investigim për të zbardhur këtë çështje, ku kontaktoi fillimisht me ekspertin mjeko-ligjor Gëzim Myftari, pranë studios private “Hipokrati” në Tiranë. Z.Myftari ishte eksperti që përpiloi aktin.
Ai nuk pranon të japë intervistë të hapur, por pranon para kamerës së Fiksit që e mban mend këtë rast, por nuk e ka takuar kurrë të pandehurin. Ai thotë se akti ekspertizës është bërë bazuar mbi dokumentacionin e sjellë nga Korça, pas një raporti të bërë nga neurologu i poliklinikës së Korçës. Z.Myftari u mbyll derën gazetarëve të Fiksit, duke thënë se nuk mund të japë më shumë informacion pasi janë konfidencialë.

Gjykatat “fshehin” dosjen
Ekipi i Fiks Fare udhëton drejt qytetit të Korçës, ku ndalesën e parëe bëjnë në Gjykatën e Apelit, ku kërkojnë dosjen. Kancelarja i thotë gazetarëve se dosja është qepur dhe është nisur në shkallën e parë. Fiksi kërkon takim me gjyqtarin Olsi Xhevalla, i cili ka qenë kryesues në kolegjin penal, që vendosi dënimin e z.Laert Çeliku me kusht.
Sipas kancelares, ai nuk pranon të flas më gazetarët për këtë çështje. Gazetarët e presim jashtë gjykatës, por nuk arrijmë ta intervistojmë, pasi gjykata ka tre hyrje-dalje. Gazetarët shkojnë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ku kërkojmë sërish një kopje të dosjes. Aty u thonë se kjo dosje është nisur para rreth dy javësh në Gjykatën e Lartë, pasi është bërë rekurs nga prokuroria. Fiksi i dërgon një kërkesë zyrtare Gjykatës së Lartë më anë të e-mailit.
Kërkohet pikërisht akti i ekspertizës mjeko ligjore. Kjo e fundit informon Fiksin se, për shkak të ligjit dhe mbrojtjes së të dhënave personale, ky akt nuk mund ta në vihet në dispozicion. Të njëjtën kërkesë gazetarët bëjnë edhe pranë Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit tha se dokumentacioni i kërkuar nuk mund të vihet në dispozicion të Fiks Fare pasi ruhet konfidencialiteti i të dhënave personale te të pandehurit. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me të dhëna të shëndetit mendor. Ky akt ekspertize që ndodhet në dosje mund të jepet sipas ligjit për informimin vetëm në rastin kur i pandehuri jep pëlqimin e tij.
 

Fiksi gjen ekspertizën: Pikëpyetjet në akt
Fiksi sfidoi institucionet e drejtësisë, duke siguruar aktin e plotë të ekspertizës. Nga një vëzhgim i thjeshtë vihet re se në të mungojnë disa të dhëna; emri i poliklinikës, emri i mjekut neurolog dhe data kur mjeku ka vizituar pacientin. Madje, rezulton se z.Laert Çeliku është vizituar te mjeku gjatë kohës që ka qenë në arrati dhe në kërkim nga Policia e Shtetit.
Mjeku neurolog i tha gazetarëve se dokumentacioni kish qenë i mbajtur nga mjeku neurolog i poliklinikës Korçë. Fiksi shkon në këtë poliklinike, ku janë dy neurologë dhe një psikiatër. Intervistojnë drejtoreshën e qendrës spitalore në Korçë dhe njëkohësisht edhe të poliklinikës. Ajo tha se nuk mund të jepte të dhëna për pacientin, pasi ruhet konfidencialiteti dhe nuk ja lejon ligji, vetëm me një vendim gjykate ose urdhër prokurorie. Por, pasi gazetarët i vënë në dispozicion aktin e ekspertizës, ajo thotë se kartelat e poliklinikës nuk janë të shoqëruara më një kod. Nuk hapet kartelë nëse pacienti vizitohet tek neurologu për herë të parë.
“Bëhet thjesht regjistrimi i vizitës data edhe ora” thotë ajo, por në aktin që disponon Fiksi një gjë e tillë mungon, ndërsa shton se “Edhe sikur unë të doja ta verifikoja nuk kam asnjë të dhënë, as emrin e neurologut dhe as të Poliklinikës. Nga këto pak të dhëna që më jepni ka shumë mundësi që nuk bëhet fjalë për poliklinikën tonë”. Drejtoresha na tha se në Korçë ka edhe një Qendër të Shëndetit Mendor. “Mund të pyesni edhe atje” thotë ajo.
Gazetarët shkojnë pranë Qendrës së Shëndetit Mendor, ku kontaktojnë psikiatrin e kësaj qendre, Roland Lalaj. Ai u thotë se ky person, pra i pandehuri Laert Celiku, nuk është paraqitur ndonjëherë pranë qendrës. Punonjësja e kësaj qendre me indeksin e kartelave na dorë u tregon gazetarëve se në këtë qendër, kartela e fundit e hapur është me numër 2500. Ndërkohë, që në aktin e ekspertizës cilësohet se kartela e personit ka një numër mbi 3000.

Përse “gabuan” Gjykata e Apelit?
Faktet e siguruara nga “Fiks Fare” zbuluan hapur “gabimet” e Gjykatës së Apelit. Nga investigimi rezultoi se në ekspertizë mungojnë disa të dhëna kryesore si: Emri i poliklinikës ku është bërë vizita, emri i mjekut që ka kryer vizitën dhe ora e data se kur është bërë kjo vizitë.
Gjithashtu, mjeku që ka përpiluar aktin e ekspertizës pretendon se nuk e ka takuar asnjëherë të pandehurin Laert Çeliku, por gjatë aktit ka përpiluar të dhëna të ekzaminimit objektiv dhe është shprehur për një intervistë të bërë pacientit. Ndërkohë nga gjykata, ashtu siç është shprehur në vendim edhe është marrë në konsideratë, por edhe nuk është pranuar si provë.
 
Pavarësisht kësaj, ky akt është “qepur” në dosje dhe është pjesë e saj edhe në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë, ky akt duhet t’i kishte shërbyer gjykatës apo prokurorisë si shkak për të urdhëruar një akt ekspertize të bërë më kërkesë të Gjykatës apo Prokurorisë, që do të konsiderohej më pas si provë.
Futja e këtij akti në dosje mund të konsiderohet shkelje ligjore, pasi gjykata në bazë të Kodit Procedurës Penale fut në dosje akte të ekspertizës mjeko-ligjore kur bëhen me kërkesë të gjykatës apo prokurorisë. Dhe, gjithmonë të përpiluara nga një ekspert shtetëror i Institutit të Mjekësisë ligjore. TopChannel


drejtori burgut drenove1
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY