Duhet të japë dorëheqjen Lulzim Basha, ja çfarë thotë Genc Pollo

Duhet të japë dorëheqjen Lulzim Basha, ja çfarë thotë Genc Pollo

194
0
Shares

I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “Neës24” deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit.
I pyetur nëse ndikoi marrëveshja Rama-Basha e 18 majit në humbjen e PD, Pollo tha se marrëveshja e botuar ishte për të mos lejuar ndikimin e administratës në zgjedhje.
Ndërkohë i pyetur nëse kreu i PD, Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen pas humbjes se zgjedhjeve dhe jo të ngrinte funksionet e tij, Genc Pollo tha se me vendimin për pezullimin e funksioneve të tij Basha ka dhënë dorëheqjen.
“Për mua e ka dhënë dorëheqjen. Pra termi i duhur nuk është ‘ngrirje’ por është pezullim deri në zhvillimin e zgjedhjeve brenda PD. Shoh që zotërinjtë që kundërshtojnë kërkojnë dorëheqjen, por edhe Basha mund t’u thotë atyre mos kandidoni, mos kandidoni. Është një garë që duhet bërë me debatin e nevojshëm dhe jo me sulme personale. Ata që do kandidojnë duhet të paraqesin opsionet e tyre për të drejtuar PD-në”, tha Pollo.
Në lidhje me kandidimin e Eduard Selamit për kreun e PD, Pollo u shpreh se ai ka të drejtë të kandidojë, por duhet të jetë më aktiv.
“Unë jam anëtar i PD dhe uroj kompromis mes atyre që janë të pakënaqur. Unë nuk doja të shprehesha tani për Bashën apo për Selamin. Eduard Selami është një ish kryetar i PD. Unë do preferoja të ishte më aktiv. Ai është në të drejtën e vet”, tha Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY