Flet Kryeministri Edi Rama: Ndryshime të thella në Qeveri , ja platforma...

Flet Kryeministri Edi Rama: Ndryshime të thella në Qeveri , ja platforma dhe çfarë do të bëjmë

83
0
Shares

Kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpallur platformën e re qeverisëse “Shqipëria që Duam”.
Edi Rama shkruan se në qeverisjen e re do të ketë ndryshime thelbësore. Kryeministri shkruan se fillimisht do të ngrejë një departament dixhital për të komunikuar me qytetarët.

 

PLATFORMA SHQIPERIA QE DUAM

Faleminderit për mbi 6000 komentet në postimin e mëparshëm

Sapo kemi përfunduar një diskutim paraprak mbi të dhënat kryesore që skuadra e shënimeve, ka marrë prej tyre. Janë të dhëna shumë të vlefshme, për të nxjerrë përmes instrumentave analitikë e statistikorë, jo thjesht opinionet e sugjerimet mbizotëruese, po edhe ndjesitë e brendshme, emocionet tuaja pozitive e negative. Të cilat janë shumë të nevojshme për t’i dhënë qeverisjes së re, pulsin e njerëzve të zakonshëm. Edhe njëherë faleminderit

Ndërkohë, punova paralelisht sot për piketat e reflektimit të thellë që do të nisim nga e hëna, mbi mandatin 2013 – 2017 dhe mësimet e tij, në tre plane: Në planin e jetës parlamentare, të funksionimit të qeverisjes e të organizimit dhe aktivitetit të partisë

Gjithashtu, duke e parë me entuziazëm volumin e reagimit tuaj surprizues për postimin e djeshëm, porosita fillimin e punës për ndërtimin e një strukture digjitale të bashkëqeverisjes me ju

Ideja shumë fillestare për këtë, është krijimi i një platforme të hapur komunikimi e ndërveprimi, “Shqipëria që duam”. E cila do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush

Dua që qeveria e re të jetë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm dhe së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, ndaj jush Nga bulevardi i Tiranës deri në çdo pikë të vendit, ata që paguhen prej jush për të bërë punën e shtetit për ju, ose duhet të punojnë siç e do puna, ose pastaj duhet të kenë punë me ne

E di mirë besomëni, se sa i madh është ky det i tërë nga e thëna në të bërë, por e di po ashtu se nëse nuk më lini vetëm, s’ka det që nuk e kapërcejmë dot së bashku

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY