Presidenti i zgjedhur, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Meta dhe deputeti i LSI-së Lefter Koka kanë falënderuar votuesit e LSI-së në Durrës.
Ndërkaq, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 qershorit.
“Mirënjohës të gjithë votuesve të LSI në Durrës e Shqipëri. Shumë shpejt do zbardhet e vërteta e 25 qershorit. Votuesit heroikë të LSI shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Krenar që kam punuar me ju”, iu është drejtuar Kreu i Kuvendit votuesve durrsakë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/