FOTO & EMRI/ Librazhd, shkon të varrosë gjyshen, humb jetën i riu...

FOTO & EMRI/ Librazhd, shkon të varrosë gjyshen, humb jetën i riu “i plas zemra”

86
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte ku një 28-vjeçar në qytetin e Librazhdit, ka humbur jetën, në varrimin e gjyshes së tij.
Burime për Report TV bëjnë me dije se i riu ka humbur jetën si pasojë e një infarkti në zemër. Gjyshja e 28-vjeçarit kishte ndërruar jetë një natë më parë.
Toni Hidri, 28 vjeç është nisur për në Spitalin e Librazhdit por fatkeqësisht ndërhyrja ka qenë e kotë pasi Hidri tashmë kishte humbur jetën.
Ngjarja ka në varrezat e Librazhdit, ku 29 vjeçari Toni Hidri, në momentin që i ka dhënë lamtumirën e fundit gjyshes së tij, ka pësuar një infarkt thuajse sipër dheut ku edhe është varrosur gjyshja.
Sipas të afërmve dhe banorëve të rrethit të Librazhdit, të cilët kanë mbetur të shokuar nga ajo që kanë parë dhe kanë dëgjuar, Toni ishte shumë i lidhur me gjyshen e tij.
Sipas mjekëve në fillim Toni ka pasur tension të lartë dhe fill pas kësaj i ka rënë edhe infarkt duke gjetur vdekjen e menjëhershme pa mundur dot që të dërgohej në spital, shkruan Panorama.
Kjo ndarje para kohe nga jeta ka shokuar mbarë qytetin e vogël të Librazhdit, ngjarje që sipas tyre nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në këtë zonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY