HISTORIA/ Emigranti tmerron vajzën që njohu në “Facebook”: Të bëj të lumtur,...

HISTORIA/ Emigranti tmerron vajzën që njohu në “Facebook”: Të bëj të lumtur, ose të rrëmbej

69
0
Shares

Fiksimi për t’u lidhur me një vajzë nga Tirana që kishte njohur në “Facebook” ka shtyrë një emigrant shqiptar në Itali deri në kryerjen e një vepre penale. Pasi ka komunikuar për disa kohë me vajzën ai i ka shprehur asaj dashurinë, pa i lënë asaj mundësi për t’i dhënë përgjigje negative.
“Do të të rrëmbej nëse nuk pranon”, i ka thënë ai.
Historia në vijim ka marrë tjetër rrjedhë, pasi vajza nuk ka pranuar të vijojnë komunikimin, ndërsa emigranti G. H., i ka dërguar mesazhe kërcënuese.
Këto veprime janë bërë shkak për depozitimin e një kallëzimi penal kundër tij dhe që ai të përfundojë në gjykata si i pandehur për akuzën e “përndjekjes”.
Ai është shpallur fajtor nga gjykata për këtë akuza dhe është dënuar me 4 muaj burg. I pandehuri nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli, pasi gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe lënien e tij në Shërbim Prove për një periudhë 8 mujore.
Sipas vendimit të gjykatës, emigrant G. H., është njohur me kallëzuesen përmes rrjetit social “Facebook” dhe “Viber’, pasi e dëmtuara banon në Tirane.
Ata kanë shkëmbyer komunikime në kohë të ndryshme dhe kohët e fundit i pandehuri i ka shprehur dashurinë të dëmtuarës duke i shkruar: “Ti do jesh e lumtur me mua dhe në qofte se nuk pranon unë do të të rrëmbej”.
Ky komunikim ka zgjatur deri ne muajin Mars 2016. Pas këtij mesazhi e dëmtuara nuk ka komunikuar më me të pandehurin.
Nga ana tjetër ai ka vazhduar ta shqetësoje atë nëpërmjet shoqeve të saj dhe përmes personave të panjohur për kallëzuesen.
Disa muaj përpara kallëzimit një vajze ka shkuar te puna e të dëmtuarës dhe i ka dorëzuar një letër në përmbajtje të së cilës kishte mesazhe kërcënuese.
I pandehuri përmes të njohurve te tij i ka përcjellë mesazhe kërcënuese të dëmtuarës nëse ajo nuk do të pranonte lidhjen. Duke u ndjere e pasigurt dhe e kërcënuar e dëmtuara ka bërë kallëzimin përkatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY