DOSJA/ Ja si mashtroi Altrin Raklli për 150 mijë euro

DOSJA/ Ja si mashtroi Altrin Raklli për 150 mijë euro

296
0
Shares

Altin Rraklli, ish-sulmuesi i kombëtares është dënuar ditën e premte nga Gjykata e Tiranës.
Ndaj Rrakllit rëndon akuza e mashtrimit me 150 mijë euro ndaj një të njohuri të tij.
Ai u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.
Pavarësisht këtij vendimi të gjykatës, Rrallki nuk do bëjë burg, kjo pasi dënimi ndaj tij do konvertohet në shërbim prove për 2 vjet.

 
Ja mashtrimi i Altin Rraktllit

Ne daten 21.04.2017 organi i prokurorise prane kesaj gjykate, ka sjelle ne kete Gjykate çeshtjen penale me nr. 1981 Akti ne ngarkim te te pandehurit Altin Tahir Rraklli i akuzuar per kryerjen e vepres penale
te “Mashtrimit” -me pasoja te renda- parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.
Gjate gjykimit te çeshtjes ne prezence te palëve ndergjyqese, organi prokurorise duke kerkuar administrimin e provave si edhe deklarimin fajtor dhe denimin e te pandehurit Altin Rraklli per kryerjen prej tij te vepres penale te “Mashtrimit” ne dem te shtetasit I. N., ai organi parashtroj kesaj gjykate sa vijon:
I pandehuri Altin Rraklli eshte pa precedent penal te mepareshem dhe tashme me shtetësi gjermane.
Rezulton nga aktet se ne daten 19. 09. 2016, eshte paraqitur prane Organit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane shtetasi I. N. Me banim ne Tirane, i cili ka kallzuar faktin penal qe eshte objekt i ketij
shqyrtimi i gjyqesor.
Keshtu, sipas kallzuesit ai prej kohesh ka patur njohje shoqërore me të pandehurin Altin Rraklli nëpërmjet një shokut të tyre të përbashkët të quajtur A. A.
Per shkak te këtyre njohjeve në muajin Nëntor të vitit 2011 i pandehuri i ka kërkuar të dëmtuarit në formë huaje një shumë prej 150.000 Euro, pasi sipas tij, atij i nevojiteshin për një ndërtim që do të
bënte në zonën e Qytetit të Studentit.
Nga aktet provuese rezulton se shuma e mesiperme disponohej atë kohë nga i dëmtuari, pasi për qëllime të tij, ai i kishte marrë shtetasit B. P., një hua në shumën prej 177.000 Euro dhe 275.000 USD.
Në këto kushte, kallëzuesi I. N., ka pranuar që t’i japë ne forme huaje shumen e mësipërme te pandehurit Altin Rraklli, shume te cilën ai ia ka dhene atij ne prezence edhe te shtetasve R. B., dhe
A.Sh., shtetas këta te njohur te përbashkët te palëve si me siper.
Pasi eshte kryer veprimi si me siper, i pandehuri Altin Rraklli dhe kallëzuesi Ilir Nasto janë paraqitur përpara Zyres se Noterise Tirane, konkretisht përpara noteres E. H., te cilët me vullnetin e tyre kanë nënshkruar kontratën e huasë me nr. 4967 rep. dhe nr. 1002 kol., datë 19. 11. 2011, nga përmbajtja e te cilës, midis te tjerave gjykata behet me dije se data e fillimit te huase prej 150.000 Euro do te ishte data e nënshkrimit te kontratës (19. 11. 2011) ndërsa data e likujdimit te saj prej te pandehurit Altin Rraklli do te ishte data 30. 04. 2012.
Rreth sa siper, sipas akteve rezulton se në vijim, i pandehuri nuk e ka kthyer shumën e marrë hua brenda afatit të përcaktuar në kontratë dhe me gjithë përpjekjet e kallzuesit, ai ka refuzuar që t’a kthejë atë.
Në pamundësi që të marrë shumën e dhënë hua i dëmtuari i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila me vendimin nr. 4391 akti datë 15. 07. 2013 ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit për kontratën e huasë me nr. 4967 rep. dhe nr. 1002 kol., datë 19. 11. 2011.
Në datën 05. 08. 2013 shoqëria përmbarimore “E. B. O.” shpk, ka filluar proçedurën për zbatimin e vendimit të gjykatës, por ajo shoqëri me pas e ka pushuar ekzekutimin Titullit Ekzekutiv per faktin se nga ana e kreditorit (kallëzuesit Ilir Nasto) nuk paguhet tarifa permbarimore.
Duke u ndjere i demtuar dhe i mashtruar nga veprimet e te pandehurit Altin Rraklli sa siper, shtetasi I. N., eshte paraqitur pranë organeve përkatëse duke depozituar kallzimin penal ndaj tij.
Mbi konstatimin e faktit penal te mesiperm si edhe kryerjen e veprimeve hetimore dhe proçeduriale, organi akuzes ka filluar çeshtjen penale ne ngarkim te te pandehurit Altin Rraklli, duke e akuzuar ate per
kryerjen e vepres penale siç pershkruhet ne pjesen hyrese te këtij vendimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY