Një grua turiste nga Kosova ka humbur jetën teksa po lahej në det.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kune të lezhës.
44 vjeçarja, V.P., me banim në Prishtinë pasi ka hyrë në ujë ka humbur ndjenjat.
Menjëherë pasi është vënë re një gjë e tillë, gruaja është nxjerrë nga deti nga pushues të tjerë të cilët i kanë ardhur në ndihmë dhe më pas është dërguar me urgjencë për në spital.
Por edhe pse i është dhënë ndihma e nevojshme nga mjekët gjatë transportit me ambulancë, 44-vjeçarja ka humbur jetën gjatë rrugës duke mos mbërritur dot e gjallë në spital.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se gruaja ka pësuar infarkt sapo është futur në ujë, ndërsa trupi i saj i pajetë është dërguar në morgun e spitalit nga ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë.
Lidhur me rastin materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/