Kakavijë-Janinë, grabitet me armë karburanti, 4 shqiptarë bien në pranga

Kakavijë-Janinë, grabitet me armë karburanti, 4 shqiptarë bien në pranga

149
0
Shares
Foto Ilustruese

Është grabitur me armë një karburant në rrugën Kakavijë – Janinë.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur çezma e Pashait, në afërsi të Kallpakit.
Policia greke ka arrestuar katër shqiptarë për ngjarjen e ndodhur.
Të arrestuarit me moshë nga 19 deri 27 vjeç, mësynë në një pikën e karburantit dhe nën kërcënimin e një arme kallashnikov, ata morën 1.100 euro që ndodheshin në arkën e karburantit, si dhe tre telefona celularë dhe u larguan me këmbë.
Mësohet se tre prej tyre i kishin fytyrat të maskuara.
Pas disa orësh ata të katër u gjetën të fshehur në një zonë pyjore, jo shumë larg vendngjarjes.
Policia sekuestroi kallashnikovin me krehrin që kishte 25 fishekë, shumën e vjedhur të eurove dhe celularët, si dhe 18.500 lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY