Loja e rrezikshme “Balena Blu” rikthehet në vëmendjen e publikuar, kur rasti i fundit shënohet në Korçë. Policia ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar vetëvrasjen e një 15-vjeçareje.
E mitura në “Facebook” ndiqte udhëzimet dhe ishte bërë pjesë e lojës. Mësohet se ishte gjurmuar aktiviteti i saj në rrjetin social nga sektori i krimeve kompjuterike, dhe ishin referuar informacionet në policinë e Korçës nga eprorët e tyre.
Informacionet flisnin për disa udhëzime që mund të kishte marrë e mitura në Facebook nga një adresë e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”.
Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje. Fatmirësisht uniformat blu të Korçës ndërhynë në kohë duke e parandaluar shkaktimin e vetëvrasjes.
Aktualisht vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën kujdesin e kontrollin e prindërve dhe një psikologe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/