Itali, nuk paguajti borxhin e drogës, atentat me 6 plumba ndaj shqiptarit

Itali, nuk paguajti borxhin e drogës, atentat me 6 plumba ndaj shqiptarit

123
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy persona tentuan të vrasin me një sulm prej 6 plumbash një shqiptar.
Ngjarja ndodhi në në Monterotondo Scalo në 31 maj.
Karabinierët e Monterotondo-s i kanë burgosur me urdhër të gjykatës së Tivolit, dy atentatorët të cilët janë përkatësisht kanë një 20-vjeçar italian dhe një shqiptar 21-vjeçar.
Hetimi nisi pas plagosjes së një të riu shqiptar gjatë natës së 31 majit në rrugën Cilenti. U shkrehën gjashtë të shtëna në adresë të viktimës që në atë kohë ishte me vëllanë e tij, por një e shtënë e preku dhe i shkaktoi dëmtime të rënda në legen.
Më vonë nga hetimet u mësua se motivi i sulmit ishte mospagesa e një borxhi droge të kontraktuar nga shoku i dy vëllezërve shqiptarë. Më vonë u mësua se ai shok kishte qënë i kërcënuar dhe i dhunuar për këtë çështje.
Dy të rinjtë e arrestuar rezultuan të jenë liderë të një grupi të rrezikshëm të trafikut të drogës. Pas të shtënave ata ishin larguar me motor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY