EMRAT/ Kabineti “Rama 2”, ja ministrat që do të qeverisin vendin

EMRAT/ Kabineti “Rama 2”, ja ministrat që do të qeverisin vendin

323
0
Shares

Konfirmimi i qartë i fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit (74 mandate) ia ka thjeshtuar së tepërmi kryeministrit, Edi Rama mundësinë për të nisur menjëherë nga puna për skicimin e kabinetit të ri qeveritar.
I shpallur “timonier” i vetëm, burime shumë pranë kreut të ekzekutivit pohojnë për “BalkanWeb” se ai tashmë e ka ndërtuar një listë paraprake me emrat e ministrave të rinj, ekip me të cilin ai do drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
Referuar listës paraprake me emrat e ministrave, që po qarkullon në orët e fundit vihen re katapultime të forta të figurave qendrore të PS-së në kabinetin “Rama 2”.
Konkretisht mësohet se për pozicionin e ministrit të Financave, janë ngritur kuotat e Anastas Angjelit, i zgjedhur së fundmi deputet në Qarkun e Elbasanit dhe që rikthehet në të njëjtën detyrë që ka mbajtur para vitit 2005.
I shkarkuar nga detyra si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha, ish-ministrit i Financave, Arben Ahmetaj rikthehet sërish në kabinetin qeveritar si ministër i Ekonomisë.
Ndërkohë që Milva Ikonomit, mësohet se do t’i besohet ministria e Energjitikës.
Për postin e ministrit të Brendshëm, kryeministri Rama e ka mbajtur fjalën për të rikthyer sërish në këtë detyrë Fatmir Xhafajn, të cilin u detyrua ta shkarkojë pas marrëveshjes së 18 majit me Bashën.
Burimet pohojnë gjithashtu se ministria e Transportit, të cilin e drejtonte Sokol Dervishaj i LSI-së, do t’i besohet Damian Gjiknurit.
Një tjetër kapërcim interesant është edhe lëvizja e Ditmir Bushatit nga ministria e Punëve të Jashtme në atë të Integrimit, ndërsa tek “diplomacia” Rama, pohojnë burimet, kërkon me insistim një femër dhe emri më i lakuar për momentin në këtë detyrë është Olta Xhacka, e cila ka rritur ndjeshëm kuotat e saj me fitoren e bujshme në njësinë 3 në Tiranë. Por mësohet gjithashtu se kryeministri Rama po eksploron edhe mundësinë e përfshirjes së një kosovari në Punët e Jashtme.
Dibrania Almira Xhembulla vlerësohet momentalisht si kandidatura më e përshtatet për postin e ministres së Mjedisit, ndërsa Ogerta Manastirliu e gjen sërish veten në krye të Shëndetësisë, detyrë që nuk pati kohë ta ushtronte me “kohë të plotë” për shkak të paktit Rama-Basha.
Burimet pohojnë se në kabinetin e tij qeveritar, Rama ka menduar edhe dy risi. Konkretisht raportohet se ai ka menduar të krijojë një ministri shtetit për Rajonin, në krye të së cilës pritet të shkojë Pandeli Majko.
Lista paraprake e kabinetit “Rama 2”

Edi Rama – Kryeministër
Fatmir Xhafaj – Ministër i Brendshëm
Anastas Angjeli – Ministër i Financave
Arben Ahmetaj – Ministër i Ekonomisë
Damian Gjiknuri – Ministër i Transporteve
Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka – Ministre e Punëve të Jashtme
Ditmir Bushati – Ministër i Integrimit
Almira Xhembulla – Ministre e Mjedisit
Pandeli Majko – Ministër Shteti për Rajonin

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY