EMRAT/ Itali, shkatërrohet banda e trafikut nga Shqipëria, sekuestrohen 3 ton drogë

EMRAT/ Itali, shkatërrohet banda e trafikut nga Shqipëria, sekuestrohen 3 ton drogë

160
0
Shares
Foto Ilustruese

Një organizatë e trafikimit të lëndëve narkotike është shkatërruar në Brindizi të Italisë, ndërsa janë arrestuar 14 persona, mes të cilëve shqiptarë dhe italianë.  Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Sipas hetimeve organizata e kishte bazën e saj në Itali  por ishte të gjendje të komunikonte me furnizuesit shqiptarë për të organizuar  edhe transportimin e lëndës narkotike drejt brigjeve italiane.

Shqiptarët e arrestuar janë…
Vaso Mekshi, 39 vjeç,
Shfic Muho, 33 vjeç
Leonard  Bufi, 36 vjeç
Emilian Bufi, 31 vjeç

Sipas medieve italiane, ata akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike ndërsa gjatë hetimeve të cilat kanë zgjatur 10 muaj janë sekuestruar një sasi e madhe lëndësh narkotike  e cila vinte nga brigjet shqiptare. Në total janë sekuestruar rreth 3 ton drogë e cila arrinte vlerën e 35 milionë eurove.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY