DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Xhafzotaj, rrëfehet autori: Ja pse i vrava...

DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Xhafzotaj, rrëfehet autori: Ja pse i vrava prindërit

122
0
Shares

Pas ngjarjes së rëndë paraditen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku 29-vjeçari Leo Nika vrau me çifte dy prindërit e tij, të tjera detaje kanë dalë në dritë.
Nga rrëfimi në polici, mësohet se Leo Nika ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Ai po mbahet nën vëzhgim në komisariatin e Durrësit, ku dhe ka dhënë dëshminë e parë.
Burimet e policisë bëjnë me dije se Nika në polici ka treguar se debati nisi për çështje parash.
“Kalova gjithë natën pa gjumë, isha i stresuar. Prindërve u kërkova para për të ikur në Itali. Ata nuk më dhanë dhe pikërisht këtu nisi sherri. Pastaj nuk e mbaj mend se si qëllova mbi prindërit”, rrëfeu 29-vjeçari.
Në shtëpinë e të riut, janë gjetur sasi të mëdha qetësuesish të cilët Leo i përdorte për gjendjen e depresionit.
Të njëjtat burime tregojnë që edhe pse vuante nga depresioni për shkak të papunësisë dhe varfërisë, Nika nuk kishte kartelë të hapur për gjendjen mendore.
Ndërkohë, bashkëshortja e 29-vjeçarit dhe vajza e tyre rrinin te shtëpia e prindërve të saj.
Çifti kishte gjashtë fëmijë, katër vajza dhe dy djem, ndërkohë që të gjithë jetojnë jashtë vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY