Kandidatja e vetme deri tani për kreun LSI-së, Monika Kryemadhi përcjell një mesazh.
Kryemadhi thotë se politikanët i harrojnë ndonjëherë hallet e popullit. Për këtë arsye, sipas saj, LSI do të jetë zëri i tyre dhe opozita e fortë në Kuvend dhe jashtë.
Ndërkohë ajo nuk ka kursyer edhe ironinë për mungesën e ujit dhe dritave në shumë zona të vendit.
Mesazhi i plotë i Monika Kryemadhit
Mirëmëngjesi miq! Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim.
Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona. Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja.
Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin.
Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit.
#ForceePareForceePapare
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/