Asnjë projekt nga Shqipëria në Samitin e Triestes

Asnjë projekt nga Shqipëria në Samitin e Triestes

98
0
Shares

Shqipëria nuk ka këtë vit projekte në infrastrukturë për të paraqitur në Trieste ku më më 12 korrik mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.

Revista monitor ka cituar sot ambasadorin Italian në Shqipëri Z. Alberto Cutillo i cili ka tha se Shqipëria është pa projekt. “Nuk ka projekte konkrete për Shqipërinë në infrastrukturë, ndryshe nga ai i mëparshmi ku ishte projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës’, tha ai. “Shpresojmë që në edicionin e ardhshëm të ketë projekte”, tha ambasadori gjatë një takimi në Rezidencën e Ambasadës, ku u prezantua informacion lidhur me Forumin e Biznesit, që do të mbahet në këtë samit.

Samiti është i rëndësishëm pasi mund të identifikohen projekte për të cilat mund të hidhen hapa për për zhvillimin e mëtejshëm.

Në 12 korrik do të mbahet në Trieste Samiti i Ballkanit Perëndimor, një nismë ndërqeveritare e krijuar në vitin 2014 për të nxitur një integrim më të madh mes vendeve të rajonit. Aktualisht janë anëtarë të Procesit të Ballkanit gjashtë vende të BE-së (Italia, Gjermania, Franca, Austria, Kroacia, Sllovenia) dhe gjashtë vende të Ballkanit (Bosnjë Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria. Në fushën e ekonomisë, samiti do të ketë fokus në zgjerimin e rrjeteve ballkanike të infrastrukturës dhe lidhjen me atë europiane; energjia; rritja e SME-ve; risia dhe zhvillimi; tregu i përbashkët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY