Biznesmeni i Vorës, mësohet pista kryesore për atentatin

Biznesmeni i Vorës, mësohet pista kryesore për atentatin

129
0
Shares

Borxhet e shumta dhe huamarrja e parave me fajde janë pista kryesore e hetimit në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Tofik Hyka, shkruan “Panorama”.

Një ditë pas plagosjes së tij në një atentat të mirorganizuar, Policia e Tiranës ka përqendruar hetimet drejt borxheve që ai ka pasur ndaj personave të ndryshëm, që sipas familjarëve, konsiderohen të rrezikshëm.

Edhe pse po verifikohen paralelisht edhe pistat e tjera të ngritura menjëherë pas ngjarjes, ajo e hakmarrjes dhe konflikteve për shkak të konkurrencës në biznes, dyshimet kryesore lidhen me borxhet e shumta.

Madje në bazë të deklarimeve që kanë dhënë në polici persona që e njihnin 56- vjeçarin Hyka, por edhe disa të afërm nga Tirana, ka dyshime se biznesmeni jepte para me fajde.

Burimet thanë se për shkak të borxheve, ai detyrohej të merrte shuma të konsiderueshme parash te persona të ndryshëm, të cilat ua jepte në formën e një “page” mujore, por me interesa shumë të larta.

Një pjesë të këtyre parave ai i ka investuar duke rritur kapitalin në biznesin e tij, por sipas burimeve, nuk kanë qenë të mjaftueshme për shlyerjen e borxheve.

Kjo mund t’i ketë sjellë probleme me ndonjë prej personave që u ka marrë para në këtë formë, madje së fundmi ka marrë edhe kërcënime. Të paktën kështu kanë deklaruar disa të afërm të tij, edhe pse nga verifikimi i telefonit të tij nuk janë konstatuar mesazhe kërcënuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY