Ish-ministri Arben Imami: Këta janë problemet e Lulzim Bashës me fushatën

Ish-ministri Arben Imami: Këta janë problemet e Lulzim Bashës me fushatën

106
0
Shares

Ish-ministri i PD, Arben Imami ka folur sonte në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi “Të paekspozuarit” në Neës24 për humbjen e PD-së.

Imami pohoi live në emision se ka votuar për PD-në, duke zbuluar edhe votën e deputetes tjetër të lënë jashtë nga Basha, Jozefina Topalli. I pyetur se përse nuk ishte pjesë e fushatës, Imami tha se askush nuk e ftoi në fushatë, raporton “Balkanweb”.

“Unë opinionin tim e kam thënë para zgjedhjeve. Data 26 do të jetë vonë. Ishte vonë. Unë e zonja Topalli patëm një konsultim para zgjedhjeve… Me goditjet që i dha nëpërmjet listës dhe me paqartësitë e marrëveshjes Rama-Basha. Sigurisht që unë kam votuar për PD-në. Ajo ka votuar për PD-në. Në ato rrethe miqësore kemi folur për PD-në. Por askush nuk na ftoi në fushatë. Nuk jam ftuar për asgjë”, deklaroi Imami.

Më tej ai është shprehur se Lulzim Basha shiti zgjedhjet pasi nuk përmendi as koncesionet në shëndetësi as asgjë. Të gjitha i kundërshtoi aleati i Ramës në qeveri.

“Bojkot i demokratëve ka ulur votat e PD-së dhe ka rritur përqindjet numrin e deputetëve në parlament. Për shkak të programit, tezë marksiste, për shkak të heqjes së simbolikave të PD… Ditën që ka mbyllur mitingun, nuk ka thënë rroftë PD-ja.

Ky nuk thotë dot Partia Demokratike. Bëri një listë krejtësisht vetjake, dërrmoi partinë në të gjitha etapat. Bëri një fushatë e cila nuk ishte fushatë. Pse e bëri, një mundësi është paaftësia e tij. Të gjitha këto veprime sigurisht ka edhe paaftësi. Ka edhe diçka përveç paaftësisë. Është e qartë se ai ka shitur zgjedhjet. Në momentin që ka shitur zgjedhjet duhet të largohet. I ka shitur zgjedhjet”, deklaroi Imami.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY