Astrit Patozi: Nuk hyj në garë por është edhe një mundësi përballë...

Astrit Patozi: Nuk hyj në garë por është edhe një mundësi përballë Bashës

98
0
Shares

Deputeti i PD-së,  Astrit Patozi deklaroi se nuk do të kandidoj për kreun e PD pasi do të mbështes një emër tjetër i cili do të jetë i duhuri për PD dhe ai nuk do ta rivalizojë atë përball Bashës. Po ashtu Patozi tha se gara ka nevojë për disa kushte dhe se Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së, e hodhi në erë që ditën e parë procesin, pasi ai nuk i ka dhënë dorëheqjen.

Por Astrit Patozi nuk e përjashtoi në mënyrë kategorike moskandidimin e tij, ai tha se nëse nuk del një emër tjetër përball Bashës do të dal ai vet. Patozi deklaroi se nëse do të dal përball Bashës do ta “shpartalloj” atë. “Në rast se dikush tjetër nuk  pranon të vihet në garë përball zotit Basha unë jam gati ta shpartalloj zotin Basha”, tha ai në opinion. Ndërkohë tashmë ka një kandidaturë të regjistruar në garë me Bashën për kreun e PD. Ai është ish-kryetari i kësaj partie në vitet ’90, Eduard Selami.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY