Berisha tregon se pse nuk e uron Edi Ramën për zgjedhjet

Berisha tregon se pse nuk e uron Edi Ramën për zgjedhjet

141
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha është ëprgjigjur sot një komentuesi në rrjetet sociale që e pyeti se spe nuk kishte uruar për zgjedhjet Edi Ramën.

 

Postimi i plotë i Berishës:

Pergjigje z/znj Trendy Alb!

Pershendetje Trendy! Lidhur me pyetjen tuaj “pse nuk e kam uruar Edi Ramen?”, pergjigja ime eshte kjo:

Une nuk e kam uruar Ramen sepse nuk mund ta uroj dot per arsyet qe vijone.

Se pari, sepse fitoren e tij e ndeshkuan me vote ose me bojkot 78% e shqiptareve. Kjo nuk eshte fitore e bekuar por eshte e perçmuar nga 54% e shqiptareve, qe zgjodhen bojkotin per tr shprehur zemerimin dhe per te votuar kunder tij. Po t’u shtosh ketyre edhe 48% te atyre qe shkuan tek kutite e votimit dhe votuan kunder tij, del se kjo eshte fitorja me e gjymtuar qe kur eshte votuar per here te pare ne zgjedhje pluraliste ne Shqiperi.

Pra, a mund te uroj une qeverisjen e 4/5 te shqiptareve nga 1/5 e tyre?! Kurre jo. Natyrisht ka dhe nje seri shkaqesh te tjera te njohura boterisht, por, une e di se si idhtar i pakorrigjueshem i Rames, ti nuk i pranon ato (miq, Trendy nderhyne shpesh ne rrjetin tone me komentet e tij ne mbrojtje te Rames por ne teresi ruan etiken), ndaj dhe une te rendita vetem njerin qe nuk besoj se mund te kundershtosh. Me respekt, sb!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY