VIDEO/ Aksidenti i në tunelin e Kërrabës, shkrumbohet makina

VIDEO/ Aksidenti i në tunelin e Kërrabës, shkrumbohet makina

125
0
Shares

Shpërthen në flakë
Një automjet shpërtheu në flakë sot, në tunelin e Kërrabës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14.30. Automjeti tip “Fiat” puno me targë AA 273 HC është përfshirë nga flakët ndërsa udhëtonte nga Tirana në drejtim të Elbasanit.
Gjithçka ka ndodhur krejt papritur pikërisht në çastin kur automjeti kishte hyrë në tunel.
Sipas dëshmitarëve okularë, nga kofano ka shpërthyer menjëherë flaka dhe automjeti është braktisur nga drejtuesi.
Kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikëset që ndodhen në shërbim në afërsi të këtij tuneli duke bërë të mundur fikjen e flakëve.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë.
Ende nuk dihen shkaqet e djegies së mjetit. Por sipas të dhënave të para të ekspertëve mendohet një shkëndijë elektrike në pjesën e përparme të tij.
Edhe herë të tjera në tunel, automjetet janë përfshirë nga flakët.

 

Lexo edhe:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY