Saimir Tahiri i vendosur dhe në “luftë” për të mos ia lënë...

Saimir Tahiri i vendosur dhe në “luftë” për të mos ia lënë Shpëtim Idrizit mandatin e 18 në Tiranë

95
0
Shares

Kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri ka mbledhur në një takim deputetët e zonave ku PDIU pretendon mandatin e Shpëtim Idrizit.
Ogerta Manastirliu, Elona Gjebrea dhe Xhemal Qefalia kanë qenë të pranishëm në mbledhjen këshilluese ku mori pjesë edhe juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji.
Deputetët kanë llogaritur votat në disa qendra votimi të kryeqytetit dhe mundësitë që të ruhen të paprekshëm 74 mandatet në Kuvend
PDIU ka paralajmëruar se do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e Tiranës.
Kjo forcë politike ishte shumë pranë marrjes së mandatit të Shpëtim Idrizit dhe të katërtin në këto zgjedhje, por votat e njësisë nr. 5 përmbysën gjithçka, duke i dhënë mandatin e 18 Partisë Socialiste. Idrizi humbi mandatin e deputetit për vetëm 70 vota.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY