SHËNIM/ Kush do jetë në vend të Vasilit, do dorëhiqet Ilir Meta?

SHËNIM/ Kush do jetë në vend të Vasilit, do dorëhiqet Ilir Meta?

93
0
Shares

Dorëheqja e Petrit Vasilit nga kreu i LSI vetëm një muaj nga zgjedhja e tij në krye të saj ka turbulluar politikën në Tiranë. Tërheqja e Vasilit nuk është ngjarja më e madhe siç duket. Ilir Meta, lideri i kësaj partie pati premtuar gjatë fushatës se me 26 qershor do të kishte surpriza të mëdha.
Një pjesë e kësaj surprize u shfaq sot me largimin  Vasilit por emri që do të marrë drejtimin e kësaj partie do të jetë surpriza më e madhe.
Ka dy mundësi: ose Ilir Meta do të tërhiqet nga President i vendit dhe do të kthehet në krye të partisë, ose tashmë partinë do ta drejtojë e shoqja Monika Kryemadhi që është edhe nënkryetare.
Dorëheqja e Vasilit nuk duket të jetë shumë logjike duke pasur parasysh se LSI është rritur në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013 duke marrë 3 deputetë më shumë dhe disa mijëra votues në të gjithë vendin.
Kryemadhi ka një përvojë të gjatë politike. Ajo ka qenë ndër drejtueset kryesore të FRESH të PS në vitet ’90 si dhe anëtare e Parlamentit. Gjatë fushatës ajo mbajti peshë të madhe publike duke u përfshirë në fushatën kombëtare të LSI dhe jo vetëm në Elbasan. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY