Besnik Aliaj dorëhiqet nga funksionet në PD: Ende shpresoj te arsyeja!

Besnik Aliaj dorëhiqet nga funksionet në PD: Ende shpresoj te arsyeja!

116
0
Shares

Besnik Aliaj, koordinator i politikave të territorit në PD ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij në këtë parti.
Këtë vendim ai e ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Miq pas rreth 2 viteve si koordinator i politikave te territorit ne PD dhe pas zgjedhjeve te fundit ku u perpoqa te jap kontributin tim modest, largohem nga cdo “funksion” imi ne PD dhe ja le rradhen te tjereve me te zote qe te kontribuojne. Do vijoj nderkohe te jem pjese e PD si antar i thjeshte. Gjithe te mirat per ju. Respekt per zgjedhjen tuaj si per ata qe me kane mbeshtetur dhe simpatizuar, edhe per ata qe me ka e keqkuptuar ose sulmuar. Ne cdo rast kjo bote ka vend per te gjithe!”, shkruan Bensik Aliaj, duke e shoqëruar vendimin e tij me posterin e mësipërm.

Ndërkohë, pas këtij njoftimi, Besnik Aliaj reagon sërish ën rrjetet sociale, duke shpresuar dhe apeluar te arsyeja…

 

Reagimi i plotë i Besnik Aliajt

Ende shpresoj te arsyeja!

Une ende shpresoj tek arsyeja se neser gjerat mund te jene me mire! Logjika “humbesit te ikin” qartesisht nuk funksionoi per PD! Leksioni i madh eshte bashkepunimi!
Ne keto rrethana teper specifike une ende besoj tek nje UDHEHEQJE KOLEGJALE e PD-se per 6 muaj, me 5 figura te besueshme dhe gjitheperfshirese te te gjithe grupimeve e fraksioneve ne PD, te cilet nuk do te kandidojne vete per asnje post ne PD! Kjo do te ndihmonte restaurimin e besimit mes vetes per te cilin kemi aq shume nevoje sot!
Objektivi: organizimi i nje fushate sa me transparente, unifikuese, pa mllefe dhe model demokracie te brendshme ne parti nga poshte lart!
Gare e ndershme, kohe dhe mundesi e mjaftueshme per te shpalosur e debatuar programin, idete dhe veten per secilin kandidat! Asnje preference asnje paragjykim! Mendje e hapur! Zgjedhje me parimin nje antar nje vote. Referim strikt statutit ne fuqi!
Kjo eshte e vetmja rruge te tejkalojme carjet e te rifitojme besimin tek njeri tjetri dhe publiku. Kjo eshte e vetmja dhe e fundit rruge per PD! Penicilinat nuk i bejne askujt me derman! Ulurimat vec prishin pune! Eshte koha e triumfit te te vertetave dhe arsyes! E verteta dyhet perballur nga te gjithe! Jo me qerim hesapesh por me dinjitet, argument dhe etike! Qelbi duhet pastruar pa frike!
Ndryshe demi do te jete i parikuperushem, dhe e keqja do te triumfoje perfundimisht ne kete vend! PD ka tani pergjegjesi historike! Ajo ka vetem dy zgjedhje: ose te behet pjese e te keqes, ose duhet ta perballoje ate, por pa hile, e forte, e shendetshme dhe realisht demokratike, per te mos i dhene alibine finale triumfit te te keqes neser!
Koha eshte sot! Tani!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY