DETAJE/ Pistat e hetimit, ja pse iu bë atentat të fortit të...

DETAJE/ Pistat e hetimit, ja pse iu bë atentat të fortit të Shkodrës “Mir vetlla”

404
0
Shares
Ilmir Hajdari (Mir Vetlla)

Ilmir Hajdari, i forti i Shkodrës që njihet edhe me pseudonimin “Mir vetlla” mbeti i plagosur rëndë në një atentat me armë zjarri mbrëmë në lagjen “Perash” të Shkodrës.
Pista kryesore ku po heton policia e Shkodrës është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur 7 vite më parë, pasi në vitin 2009 ai u dënua me 16 vite burg për vrasjen e Indrit Bajrit. 42-vjeçari nuk e pranoi asnjëherë akuzën dhe pasi kreu rreth 5 vite burg, u lirua me vendim gjykate.
Por, nga ana tjetër, uniformat blu po hetojnë edhe në pista të tjera, pasi Hajdari njihet si person problematik. Pak pas ngjarjes, policia ngriti pika të shumta kontrolli dhe bëri krehjen e zonës përreth për kapjen e autorëve.
Ndaj tij u qëllua me pistoletë pranë një lokali, ndërsa autorët u larguan menjëherë me shpejtësi me një automjet. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po bën hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
42-vjeçari Hajdari u dërgua për në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij shëndetësore është tepër e rëndë. Nga ekzaminimi paraprak, 42- vjeçari rezulton se ka dëmtuar shtyllën kurrizore. Indrit Bajri, për të cilin Hajdari u akuzua si bashkëpunëtor në vrasje, u ekzekutua më 21 tetor të vitit 2001. Ilmir Hajdari, se bashku me Xhabir Shegajn dhe një person tjetër, u akuzuan se ekzekutuan Indrit Bajrin me automatik.
Vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit. Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes-Benz”.
Të tre të pandehurit ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit, në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus). Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari vë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit vë re të pandehurin. Menjëherë ata reagojnë ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri ka qëlluar në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY