EMRI & FOTO/ Kërcënohet me jetë kryetari i Gjykatës së Vlorës, ja...

EMRI & FOTO/ Kërcënohet me jetë kryetari i Gjykatës së Vlorës, ja pse sipas tij

252
0
Shares

Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Skënder Haluca ka marrë kërcënime të vazhdueshme kohët e fundit.
Në një prononcim për gazetarin Enrik Mehmeti ai ka pranuar faktin dhe shprehet se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit kryesisht në sektorin e lëndëve narkotike duke bërë që për pasojë dhe presioni ndaj gjykatësve të rritet.
Sipas Skënder Halucajt, është tentuar që si trupa gjyqësore por edhe ai të friksohen në mënyra të ndryshme dhe forma të ndryshme por në asnjë rast nuk kanë rënë pre e këtyre presioneve ndërkohë që sipas tij shqetësim ngelet siguria në gjykatë.
Duke qenë që gjykata nuk ka mundësi për një staf sigurie por vetëm një të ri i cili është një prej njerëzve më të shkurtër në qytet, Haluca ka zgjedhur që të marrë një të ri për sigurinë e tij si një mesazh që nuk i druhet asnjë kërcënimi për jetën e tij por për atë të gjykatësve të tjerë.
Për sa i përket Vetting-ut, Haluca është shprehur se kërkon të nisë prej tij sa më shpejt me qëllim që të vijojë puna në normalitet. BW

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY