VIDEO & DETAJE/ Durrës, vrasja e prindërve, kush është autori dhe pamjet...

VIDEO & DETAJE/ Durrës, vrasja e prindërve, kush është autori dhe pamjet nga vendi i krimit

85
0
Shares

Një krim brenda familjes tronditi këtë mëngjes Xhafzotajn në Durrës, ku djali ka vrarë me armë zjarri të llojit çifte dy prindërit e tij. Policia e Durrësit sqaron se krimi i rëndë ndodhi në familjen Nika, ndërsa autori është identifikuar si shtetasi Leonard Nika, 29 vjeç.
Sipas burimeve policiore, ai ka qëlluar për vdekje dy prindërit e tij, babanë Ali Nika, 70 vjeç, dhe nënën Junije, 66 vjeçe. Nga hetimet paraprake rezulton se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe në momentin e arrestimit ka qenë i dehur.
I riu 29-vjeçar kishte jetuar edhe në Itali atje ku gjenden edhe motrat dhe vëllai, por vitin e fundit qëndronte më shumë në Shqipëri, thanë fqinjët. Sipas tyre ai nuk njihet për person problematik në lagje, por se pasi ishte kthyer nga Italia sillej çuditshëm, rrinte i heshtur…
Ai jetonte me gruan dhe vajzën në shtëpinë e prindërve. Në momentin e krimit, e bija dhe e shoqja nuk ndodheshin në shtëpi.
Ndërsa për dy të moshuarit, Ali Nika 75 vjeç dhe Junie, 66 vjeçe që mbetet të vrarë nga djali i tyre, fqinjët thotë se ishin tejet të urtë e të respektueshëm. Ata ishin vendosur në Xhafzotaj 22 vite më parë, pasi me origjinë janë nga Dibra.
Policia ende nuk ka dhënë hollësi për motivet e këtij krimi. Ajo që dihet është se pas një telefonate në sallën operative policia ka mbërritur në familjen Nika rreth orës 07:55. Aty ka gjetur pa jetë në oborrin e shtëpisë çiftin e të moshuarve. Autori nuk ka lëvizur nga vendngjarja dhe është prangosur si dhe është sekuestruar çiftja me të cilën vrau prindërit.
Çifti kishte 6 fëmijë, katër vajza dhe dy djem, ndërkohë që pesë prej tyre jetojnë jashtë vendit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY