EMRI & FOTO/ “Për Shqipërinë që duam”, vazhdon zbrazja e burgjeve –...

EMRI & FOTO/ “Për Shqipërinë që duam”, vazhdon zbrazja e burgjeve – lirohet i dyti i bandës së Lul Berishës

72
0
Shares

Pas Lulzim Berishës, një tjetër drejtues i bandës së Durrësit lë qelinë.
Gjykata e Lartë pranoi sot kërkesën për lirimin me kusht të Indrit Taullait. Kjo për shkak te problemeve shëndetësore te tij. Ndaje dhe Gjykata vendosi që ai të ketë trajtim mjekësor në shtëpi.
Taullai është dënuar nga gjykata me 25 vite burg për disa vepra penale.
Banda kriminale ka nisur të veprojë në Durrës prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.
Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.
Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY