EMRAT/ Gjykata e Lartë, ju përfundon mandati shpallen vendet vakante për 5...

EMRAT/ Gjykata e Lartë, ju përfundon mandati shpallen vendet vakante për 5 gjyqtarë

101
0
Shares

Pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë u ka përfunduar mandati, ndërsa janë shpallur vendet vakante për zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

 

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Lartë

Kryetari i Gjykatës së Lartë, në bazë të dispozitave Kushtetuese dhe ligjore, përkatësisht nenit 139/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 64/6 të Ligjit Nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilave mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë, mblodhi Trupën e gjyqtarëve të kësaj gjykate, për të kërkuar deklarimin e përfundimit të mandatit të disa gjyqtarëve të saj, konkretisht:

1.      Aleksandër Muskaj
2.      Evelina Qirjako
3.      Guxim Zenelaj
4.      Arjana Fullani
5.      Andi Çeliku

Trupa e gjyqtarëve, pasi diskutoi situatën ligjore që ka të bëjë me mandatin e këtyre gjyqtarëve dhe pas konstatimit të përmbushjes së mandatit 9 vjeçar në këtë gjykatë, vendosi deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtarëve të mësipërm.
Gjykata e Lartë, sipas nenit 1 të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr. 151/2013 dhe me ligjin nr. 177/2014), duhet të ketë në përbërje të saj 19 gjyqtarë.  Aktualisht, prej kohësh kjo gjykatë funksionon me një përbërje prej 14 gjyqtarësh, 7 prej të cilëve u ka mbaruar aktualisht mandati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY