FOTO & EMRA/ SHBA, arrestohet shqiptari i kërkuar për trafik armësh dhe...

FOTO & EMRA/ SHBA, arrestohet shqiptari i kërkuar për trafik armësh dhe pastrim parash

413
0
Shares
Albert Veliu

Në Staten Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar një shqiptar nga Kosova për trafik ndërkombëtar armësh, pastrim parash dhe zhvatje. Autoritetet atje dyshojnë se Albert Veliu ka shitur armë të tiptit AK-47 si dhe antitanke në Kosovë. Prokurori amerikan për Qarkun Lindor të New Yorkut deklaroi se Veliu është pjesë e një grupi prej tetë të pandehurish.
Veliu dyshohet se u kap në një përgjim ku ishte duke u realizuar një marrëveshje për shitjen e armëve, raporton nydailynews.com. Të pandehurit thuhet se kanë pastruar rreth 800,000 dollarë me para të drogës.
Mësohet se agjentët federalë përdorën përgjime dhe informatorë konfidencialë për të rënë në gjurmët e grupit.
Sakaq në veprim ka hyrë edhe policia e Kosovës, duke ekzekutuar urdhër-mandate për të kapur shumë armë, municione dhe 600,000 dollarë para të gatshme.

 
Të pandehurit

Albert Veliu, 34 vjeç
Christopher Curanovic, 35 vjeç
Anthony Noterile,  56 vjeç
Xhevat Gocaj, 50 vjeç
Dilber Kukic, 45 vjeç
Agim Rugova, 40 vjeç
Ekram Sejdija, 40 vjeç
Alban Veliu, 32 vjeç

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY